Meditime mbi suren Tekathur 

“Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të  pozitës)! Derisa të vizitoni varrezat (të vdisni). Jo, nuk është ashtu!  Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë! Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do  ta kuptoni! Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit  ashtu). Ju patjetër do ta shihni Xhehenemin. Madje atë do ta shihni të  bindur plotësisht. Pastaj në atë ditë, do të pyeteni për të mirat (e dynjasë).”  (Kurani, 102:1-8) 

Kjo sure përmbledh në vetvete premtimin për shpërblimin e Allahut,  paralajmërimin dhe kërcënimin për ndëshkimin e Tij. Kjo sure është një  këshillë e mjaftueshme për këdo që e kupton përmbajtjen e saj. Fjala e Allahut: Juve u preokupoi, do të thotë se jeni të zënë gjithë kohën, aq sa nuk mund të justifikoheni për tërë këtë preokupim/shkujdesje. 

Nëse preokupimi/shkujdesja me diçka bëhet në mënyrë të qëllimshme,  atëherë ai për këtë do të merret në përgjegjësi, ndërsa nëse është spontan/e  dhe i/e paqëllimtë, siç është rasti kur Profeti (salallahu alejhi ue selem) për  rrobën me vija që kishte veshur tha: “Ajo më preokupoi pak më parë në  namazin tim.”,13 në këtë rast, njeriu është i justifikuar, pasi kjo është një farë  harrese. Preokupimi prek mendjen dhe zemrën e njeriut, ndërsa loja – 

12 Transmeton Buhariu, 6155, Muslimi, 2257. (Fjala është për ato poezi, – gjithnjë nëse mund t‟i quajmë të  tilla -të cilat janë në kundërshtim me porositë e fesë -shën. i red. ). 

13 Transmeton Buhariu, nr. 373.

gjymtyrët, ndaj edhe Allahu i ka përmendur të dyja. Për këtë arsye edhe fjala  e Allahut: Juve u preokupoi përpjekja për shumimin, është një kritikë e  goditur, dhe ndryshe do ishte nëse do përdorte fjalën punë, pasi një njeri që  punon, mund t‟i përdorë gjymtyrët pa e preokupuar mendjen dhe zemrën. 

Fjala e Tij: për shumimin, e përdorur në këtë ajet, është e përgjithshme  dhe përfshin çdo lloj gjëje të cilën njeriu kërkon ta shumojë dhe nuk ka aspak  lidhje me fenë e tij dhe botën e ardhshme. Në këtë shumim hyn çdo gjë:  pasuria, posti, lavdia, gratë, fjalët, madje edhe dituria për të cilën nuk ka  nevojë; librat, shkrimet, imtësitë dhe hollësitë e çështjeve. Shtimi dhe  shumimi i kritikueshëm është ajo gjë, të cilën njeriu kërkon ta ketë më shumë  se të tjerët, dhe sigurisht që kjo është e papëlqyeshme, përveç asaj gjëje me të  cilën kërkohet afrimi tek Allahu. Shtimi dhe gara në këtë rast, bëhet për punë  të mira dhe të dobishme. Abdullah ibn Shehir tregon se shkoi tek i Dërguari i  Allahut (salallahu alejhi ue selem), ndërkohë që ai po këndonte fjalën e  Allahut: Juve u preokupoi përpjekja për shumimin, dhe tha: “Biri i  Ademit thotë: Pasuria ime! Pasuria ime! E çfarë të ka mbetur ty nga pasuria  jote, përveç asaj që e ke dhënë sadaka, dhe shkoi; asaj që e ke ngrënë dhe e  mbarove, apo asaj që e veshe dhe e përdore?!”14 

Ibn Kajim El Xheuzije – El FEUAID 

oazaebesimitgv@gmail.com
oazaebesimitgv@gmail.com
Articles: 6