ëmBëlSia e dhiKRit

Dhikri (përmendja e Allahut)

Shejkh AbduRrezak el Bedër fillon duke thënë: Nuk ka  dyshim se përmendja e Allahut dhe lutja kushtuar Atij, është  gjëja më e vlefshme, më e mirë, me të cilën njeriu e kalon  kohën, me të cilën e shpenzon frymëmarrjen dhe me të cilën  afrohet te Zoti i tij. Andaj, janë çelësi që ia hapin atij çdo  mirësi në të dy botët. Ibn Kajjim rahimehullah thotë: “Kur  Allahu ia jep njeriut këtë çelës, ka dëshiruar t’ia hapë dhe japë  të gjitha mirësitë.” Kur njeriu i kushton kujdes të madh  përmendjes së Allahut, lutjes ndaj Tij dhe vazhdimisht kthehet  e kërkon strehë tek Ai, atëherë do të gjejë qetësi e prehje me  përmendjen e Tij. Allahu thotë: “…zemrat e të cilëve, kur  përmendet Allahu, qetësohen.” Rad 28.  

Allahu, në ajetet kuranore, na urdhëron shumë herë që ta  përmendim Atë, na inkurajon dhe na nxit në këtë, i lavdëron  ata që e përmendin Atë dhe tregon se ka përgatitur shpërblime  të mëdha për ta. Thotë Allahu: “O besimtarë, përmendeni  shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në  mbrëmje!” Ahzab 41; “…për ata që e përmendin Allahun  duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë…” Ali Imran  191; “..përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe  përkujtueset, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur  falje dhe shpërblim të madh.” Ahzab 35. Në këto ajete dhe  në të tjera, Allahu na urdhëron ta përmendim Atë, e arsyeja  është sepse njeriu ka nevojë të madhe për përmendjen e  Allahut, çdo herë. Për ato çaste në të cilat nuk e ke përmendur  Allahun sa ke qenë në këtë botë, do të pikëllohesh në botën tjetër që të kanë ikur pa e përmendur Atë.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thotë: Kanë paraprirë  në vepra të mira ata që janë muferriduun.E kanë pyetur se  kush janë ata që i quan muferriduun dhe ka thënë: “Ata burra  dhe ato gra që e përmendin Allahun shumë.” Muslimi. Po  ashtu thotë: “Shembulli i atij që e përmend Zotin e tij dhe atij  që nuk e përmend Atë, është sikur shembulli mes të gjallit  dhe të vdekurit.” Buhariu. Hadithet janë të shumta.

“Fikh el ed’ijeh uel edhkar” të shejkh AbduRrezak el Bedër

oazaebesimitgv@gmail.com
oazaebesimitgv@gmail.com
Articles: 6