Rëndësia e sinqeritetit 

Hulumtimi i dytë: Rëndësia e sinqeritetit 

Allahu i ka krijuar krijesat, qofshin ato njerëz  apo xhin, që ta adhurojnë Allahun, duke mos i  bërë shok Atij, po ashtu i ka urdhëruar të gjithë  ata që kanë logjikë, që të jenë të sinqertë, thotë  Allahu në Kur’an:

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar  me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një  adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej  çdo besimi të kotë.”

Gjithashtu thotë: 
“Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vër tetës, andaj ti adhuroje Allahu, duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij! Vini re! Adhurim i  sinqertë është vetëm ai për Allahun!”7 Kurse në ajetin tjetër thotë: 

“Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime  dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin  e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër).  Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për  Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!”

Thotë Allahu gjithashtu

“Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju  sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë.”9 Fudajl ibn Ijadi, Allahu e mëshiroftë, thotë:  Në ajetin e sures Mulk është për qëllim t’ju  sprovoj se kush është më i sinqertë dhe më i  qëlluari në punët e tij. I thanë: O Ebu Alij si  mund të jetë vepra më e sinqertë dhe më e  qëlluar? Tha Fudejli: Vepra kur është e sinqertë  mirëpo jo e qëlluar nuk pranohet, derisa të jetë  e sinqertë dhe e qëlluar, kurse e sinqertë është  kur të bëhet për hir të Allahut, ndërsa e qëlluar  është kur të bëhet sipas sunnetit profetik.  Pastaj lexoi ajetin e sures Kehf:

“E kush është që e shpreson takimin e Zotit  të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin  ndaj Zotit të tij të mos përziejë askënd.”

Thotë gjithashtu Allahu në Kur’an: 
“Kush ka fe më të mirë se ai i që sinqerisht  i është bindur Allahut dhe, duke qenë bamirës.”

Prandaj dhe nga këto ajete kanë thënë:  Nënshtrimi i fytyrës është: Sinqeriteti në që llim që veprat të jenë pastër për Allahun,  ndërsa mirësia është: Pasimi i të Dërguarit të  Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin  mbi të dhe sunneti i tij, paqja dhe mëshira e  Allahut qofshin mbi të.
Në një hadith të saktë që e transmeton Enes  ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se  i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem,  ka thënë:

Tri gjëra nuk i tradhton zemra e muslimanit:  Sinqeritetin në veprat që i bën për Allahun, këshilli min e prijësve dhe të përmbajturit me xhematin  (bashkësinë) e muslimanëve sepse thirrja e tyre i  mbron rrethepërqark.”

Sinqeriteti është shpirti i veprës së besimtarit  si dhe cilësia me e rëndësishme e tij, sepse pa të  vepra dhe mundi i tij bëhen: pluhur e hi.  

Sinqeriteti është nga veprat më të rëndësish me të zemrës me pajtimin e dijetarëve islam,  prandaj nuk ka dyshim se veprat e zemrës janë  bazë, d.m.th. dashuria ndaj Allahut, të Dërgu arit të Tij, mbështetja tek Allahu, sinqeritetin në  të, frika ndaj Tij, shpresa tek Ai, ndërsa veprat  gjymtyrëve janë pasues të atyre, pra të zemrës.  Prandaj nijeti e ka pozitën e shpirtit, ndërsa  vepra e ka pozitën e trupit për gjymtyrët, të ci lës po që se i largohet shpirti nga ajo, trupi vdes, andaj njohja e dispozitave të zemrës është  më e rëndësishme se njohja e dispozitave të  gjymtyrëve.

Andaj është obligim i çdo muslimani që çdo herë të jetë i sinqertë për Allahun në veprat e tij,  të mos pretendojë me to mburrje, krenari apo  lavdërime ose komplimente nga njerëzit, mirë po me veprën e tij të synojë fytyrën e Allahut të  Lartëmadhëruar, siç thotë Allahu në Kuran:  

“Thuaj: “Kjo është rruga ime, në të cilën unë  thërras tek Allahu.”
Po ashtu i Lartëmadhëruari thotë:  
“E kush flet më mirë se ai që thërret në  rrugë të Allahut.”16 Sinqeriteti është nga cilësitë më të mëdha,  që me të obligohen të gjithë besimtarët, andaj  ata me thirrjen dhe veprën e tyre synojnë fyty rën e Allahut dhe botën tjetër, një ashtu duan    ti përmirësojnë njerëzit, duke u munduar ti  nxjerrin ata nga errësira në dritë.


Libri: DRITA E SINQERITETIT DHE ERRËSIRA E MËSYERJES SË DYNJASË ME  VEPRAT E AHIRETIT në prizmin e Kuranit dhe Sunetit 

Boton: Oaza e Besimit, GOSTIVAR 

Oaza e Besimit
Oaza e Besimit
Articles: 10