Hulumtimi i parë Kuptimi i sinqeritetit

Drita e sinqeritetit

Hulumtimi i parë: Kuptimi i sinqeritetit

Sinqeriteti në gjuhën arabe rrjedh nga folja  “Halesa, jehlesu, hulusen” që e ka kuptimin e çiltërsisë, larg nga diçka e përzier, po ashtu thuhet  e ka pastruar nga balta, e ka shpëtuar prej saj,  gjithashtu thuhet e ka shpëtuar. Kurse sinqeri teti në ibadet (adhurimet ndaj Allahut) është  shmangia e syefaqësisë.3 

Ndërsa realiteti i sinqeritetit është: Që robi  me atë vepër të ketë për qëllim të afrohet vetëm  tek Allahu, pra ta ketë për qëllim vetëm  Allahun.  

Disa dijetarë kanë cekur disa definicione të  përafërta me njëra tjetrën si:  

Kanë thënë: Sinqeritet është që gjatë bindjes,  respektit tënd të kesh për qëllim vetëm se  Allahun.  

Disa tjerë kanë thënë: Sinqeritet është: Të  jenë veprat e robit të njëjta si ata të jashtmet  njashtu edhe ata të brendshmet, ndërsa syefa qësia është që pamja e jashtme të jetë, më e mirë    

3 “Muexhemul-uesit” 1/249, “Muhtaru sihah” fq. 77. 

se ajo e brendshmja, ndërsa drejtësia në sinqe ritet është që e brendshmja të jetë më e fortë se e  jashtmja, formalja.  Disa kanë thënë: Sinqeritet është pastrimi i  veprës nga çdo gjë që e njollos.4

Nga ajo që u tha më lartë na bëhet e qartë se  sinqeriteti është: Përkushtimi i veprës të bëhet  me të vetmin qëllim që ajo të të afron tek  Allahu, pa asnjë syefaqësi dhe mburrje. Të mos  bëhet për qëllime kalimtare e as aktrime, mirë po me të të shpresojë vetëm shpërblimin e  Allahut, të ketë frikë dënimin e Tij dhe të ketë  për qëllim kënaqësinë e Tij.  

Për këtë arsye Kadi Ijadi, Allahu e mëshi roftë thotë: “Të lësh ndonjë vepër nga shkaku i  njerëzve është syefaqësi, ndërsa të bësh vepra  për njerëzit është shirk, ndërsa sinqeriteti është  që të të ruaj Allahu prej këtyre gjërave”.5 

Sinqeriteti në jetën e muslimanit është që me  të në veprën e tij, fjalën e tij, lëvizjet e tij, animet,  mësimet e tij të jenë për të arritur kënaqësinë e  Allahut të vetëm, i Cili nuk ka shok dhe nuk ka  Zot tjetër pos Tij.  

4 “Medarixhus-salikin” Ibn Kajjim 2/91.  

5 “Medarixhus-salikin” Ibn Kajjim 2/91. 

Shkëputje nga libri: DRITA E SINQERITETIT DHE
ERRËSIRA E MËSYERJES SË DYNJASË ME VEPRAT E AHIRETIT
në prizmin e Kuranit dhe Sunetit

Oaza e Besimit
Oaza e Besimit
Articles: 10