Caktimi i Allahut

Caktimi i Allahut

Ajo që Allahu ka caktuar për ty, nuk ka pasur mundësi të mos ndodhë. Prandaj, pasi të ndodhë, mos trazo shpirtin duke thënë: “Ah, sikur të mos kishte ndodhur!” Mbyll burimet e dyshimit e të trazimit djallëzor, dhe qetëso zemrën me fjalët e Allahut:

وَمَن يُؤْمِن بِاللَّهِ يَهْدِ قَلْبَهُ

“Allahu ia udhëzon zemrën kujtdo që beson në Të”. (el-Tegabun, 11)

Dhe kujto fjalët e pejgamberit ﷺ:

“Ajo që të ka goditur, nuk ka mundur të të shmangë; ajo që të ka shmangur, nuk ka mundur të të godasë”.

Zbato patjetër sebepin, ndërmerr masat e duhura, por në fund pajtohu me rezultatin me bindjen se ashtu ka vendosur Allahu .

Hipokritët, pas humbjeve në Uhud, thoshin për të rënët: “Sikur të pyeteshim ne për këtë gjë, nuk do të vriteshim këtu”. Por Allahu i kundërshtoi duke thënë:

قُل لَّوْ كُنتُمْ فِي بُيُوتِكُمْ لَبَرَزَ الَّذِينَ كُتِبَ عَلَيْهِمُ الْقَتْلُ إِلَىٰ مَضَاجِعِهِمْ

“Thuaju: Edhe sikur të ishit nëpër shtëpitë tuaja, ata për të cilët ishte caktuar vdekja, do të dilnin vetë në vendet ku do të binin të vrarë”. (Ali Imran, 154)

Mos lejo që humbja e një të dashuri të ta humbë shpresën dhe dëshirën për jetë. Si bën që besimtari të thotë: “Nuk dua të jetoj më!” Ku po mbetet fuqia e besimit. Ku po mbetet bindja për të vërtetën.

Allahu cakton çdo gjë. Sigurisht, çdo gjë që Ai ka caktuar për ty, është hair. Beso në fjalët e Allahut:

وَعَسَىٰ أَن تَكْرَهُوا شَيْئًا وَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ وَعَسَىٰ أَن تُحِبُّوا شَيْئًا وَهُوَ شَرٌّ لَّكُمْ وَاللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

“Mund të urreni diçka që është e mirë për ju dhe mund të doni diçka që është e keqe për ju. Allahu e di, ju nuk e dini”. (el-Bekare, 216)

Hoxhë Enis Rama

Oaza e Besimit
Oaza e Besimit
Articles: 10