Mbajtja e drejtësisë është diçka e rrallë

Lum ai që mban drejtësi me Zotin e tij dhe e pranon se ai është i paditur para dijes së Tij, i mangët në punët e tij, me gabime në veten e tij, neglizhent  karshi detyrimeve të Tij dhe i padrejtë në veprimtarinë e tij. Nëse Allahu e  ndëshkon për gjynahet e tij, ka vendosur me drejtësinë e Tij, dhe nëse nuk e  ndëshkon, ka vendosur me privilegjin e Tij. Nëse njeriu bën një vepër të mirë,  kjo vjen prej mirësisë së Tij; nëse Allahu e pranon, kjo është një mirësi e dytë  dhe nëse e kthen, e bën këtë sepse ajo nuk e meriton të dalë para Tij. Nëse  njeriu punon diçka të keqe, kjo vjen si pasojë e braktisjes së Allahut, si dhe  nga fakti që njeriu nuk është i pagabueshëm dhe kjo është drejtësia e Tij për  të. Kështu njeriu do të shohë më mirë nevojën që ai ka për Zotin dhe  padrejtësinë që i bëri vetvetes. Nëse Allahu e fal për këtë, kjo është vetëm  mirësia dhe bujaria e Tij. E gjithë e fshehta në këtë pikë qëndron në atë se,  njeriu duhet ta shohë Zotin vetëm si bamirës dhe veten si mëkatar apo si  neglizhent. Çdo gjë që e kënaq, duhet ta shohë si mirësi të Allahut ndaj tij,  ndërsa çdo gjë që e hidhëron, si drejtësi e Allahut për të.

Ibn Kajim El Xheuzije – El FEUAID 

oazaebesimitgv@gmail.com
oazaebesimitgv@gmail.com
Articles: 6